1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Në vitin e ardhshëm, 654 milionë euro do t’iu ndahen komunave

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023. Këtë deklaratë, Kurti e ka dhënë në takimin që po e mban me kryetarët e komunave, në Pejë.

“Në këtë buxhet reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit, dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15 përqind të buxhetit për komuna, në raport me vitin 2022”, ka thënë Kurti.

“Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, e kjo rritje e buxhetit do të duhej të reflektojë edhe në cilësinë e shërbimeve komunale, karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit në ekonomi”.

Kurti tha se nevojitet avancim i bashkëpunimit Qeveri-komuna.

“Qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve, edhe duke qenë afër komunave, e për këtë na nevojitet avancim dhe intensifikim i bashkëpunimit”, tha Kurti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img