Site icon PrishtinaPress

Kurti në video-konferencën e kryeministrave e Ballkanit Perëndimor: Në këtë krizë pandemie e kuptojmë sa e rëndësishme është liria e lëvizjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, mori pjesë në video-konferencën e sotme  “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari austriak, Sebastian Kurz. Kurti në këtë konferencë tha se në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, kuptohet sa e rëndësishme është liria e lëvizjes.

Kurti tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë.

“Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve. Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë”, tha kryeministri Kurti.

Exit mobile version