“Shteti është i kapur në shënjestër është opozita”, tha ai.
Sipas tij, prokuroria ka ngritur aktakuza për korrupsion vetëm për të bërë përmirësimin e gjendjes për liberalizimin e vizave, e jo për drejtësi e shtetësi, shkruan lajmi.net.
Ndër tjera, ai tha, se as ne veri për trenin serb nuk u veprua me njësitin anti terror, si u bë ndaj Vetëvendosjes.
“As në veri nuk u përdor FIT, njësia anti terror, por ndaj VV-së po”, tha ai.
“Sulmi mbi Kuvendin e Kosovës kur ka ndodhur nuk është quajtur akt terrorist, por kanë thënë është goditur me mjete shpërthyese. Pse nuk u quajt sulm terrorist në fillim të gushtit, por në fund. Akti u bë terrorist vetëm atëherë kur u kuptuan se aktivistët janë të Vetëvendosjes. Kjo është kryekëput politike”, deklaroi deputetit i VV-së.
Kurti foli edhe për aktivistet e VV, i cili tha se “ata nuk kanë të bëjnë me rastin në Kuvend, për arsye se po të ishte kështu nuk do t’i kishin liruat në burg shtëpi.”