6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në takim me ministren gjermane, ja çfarë biseduan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Luhrmann, me të cilën biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe çështjet aktuale.

Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe ministrja e Shtetit, Lührmann folën për bashkëpunimin me Gjermaninë në kuadër të agjendës së Kosovës për integrim evropian, për tregun e përbashkët rajonal si pjesë e Procesit të Berlinit, aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, energjinë dhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti e njoftoi ministren gjermane për performancën ekonomike dhe demokratike të vendit në 18 muajt e fundit.

Në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan Gjermaninë për ndihmën, mbështetjen dhe qëndrimin tyre se liberalizmin i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të ndodhë dhe pa ndonjë kusht shtesë.

Ata folën edhe për energjinë si çështje me shqetësim për të gjithë kontinentin e Evropës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img