2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në takim me investitorë amerikanë: Ia vlen të investohet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion zyrtarësh e biznesesh amerikane të udhëhequra nga ambasadori Jeffrey Hovenier.

Kurti, në diskutim me ta foli për marrëdhëniet Kosovë-ShBA, dhe krizën energjetike me të cilën po përballet vendi. Sipas kryeministrit, Kosova është një vend në të cilin ia vlen të investohet, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti vuri theksin te rëndësia dhe veçantia e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë. I njoftoi për progresin ekonomik dhe demokratik në vend gjatë dy viteve të fundit, përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe ajo e inflacionit si pasojë e luftës në Ukrainë. Si histori e dyfishtë e suksesit, e intervenimit të suksesshëm ndërkombëtar në pranverën e vitit 1999 dhe e bashkëdyzimit të demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është një histori në të cilën ia vlen të investohet, tha kryeministri Kurti”, bëhet e ditur në komunikatën e Kryeministrisë.

“Kompanitë amerikane Honeywell, GE Power, Siemens Energy, Advent Technologies, Emerson Automation Solutions, si dhe Wethington International kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Kosovë dhe për të kontribuar në planet e Kosovës për zhvillim të sektorit të energjisë. Përfaqësuesit e këtyre kompanive prezantuan punën e tyre dhe teknologjitë të cilat ofrojnë, të cilat janë në linjë me Strategjinë e Energjisë, si dhe projektet kryesore të Qeverisë për këtë sektor”, thuhet tutje. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img