0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në takim me francezët: Bojkoti i institucioneve nga serbët është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar

Në një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe Zëvendës Drejtorin nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Evropë, Sylvain Guiaugué, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se bojkoti i institucioneve nga serbët e Kosovës është i nxitur dhe i orkestruar nga Beogradi zyrtar.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot Kurti ka takuar “për një bisedë miqësore” Ambasadorin Olivier Guérot dhe Zëvendës Drejtorin Guiaugué, me të cilët ka biseduar për disa çështje, përfshirë edhe situatën e tensionuar në veri të vendit.

“Kryeministri Kurti i theksoi suksesin e arritur në procesin e Berlinit përmes nënshkrimit të tri marrëveshjeve, që është lajm i mirë për qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai i njoftoi miqtë francez me mbarëvajtjen e punës së institucioneve, situatën e sigurisë në përgjithësi, me theks në pjesën veriore të Kosovës, përkushtimin për Agjendën e Reformave Evropiane dhe përsëriti urgjencën për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. U diskutua edhe për zhvillimet e ditëve të fundit. Kryeministri Kurti tha se bojkoti është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim. 

Sipas njoftimit, Kurti ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta vazhduar dialogun dhe e angazhuar për rend dhe sundim të ligjit, paqe e siguri në Kosovë dhe rajon.

“Ambasadori francez e ftoi Kryeministrin Kurti në javën e Frankofonisë, e cila fillon javën e ardhshme, me shfaqjen e filmave nga kinematografia e pasur franceze. Me këtë rast, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen e dhënë nga Franca në fushën e artit dhe pasurimin e skenës kulturore në Kosovë. Ky takim miqësor u realizua me rastin e vizitës së një delegacioni të gjerë të shtetit të Francës në Kosovë i përbërë nga zyrtarë nga Ministria për Punë të Jashtme e Evropë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, me ç’rast janë duke u zhvilluar takime teknike punuese me ministritë tona përkatëse në fushën e bashkëpunimit policor, luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit, menaxhimit të migrimit, azilit, liberalizimin e vizave, frankofoninë dhe marrëdhëniet bilaterale”, thuhet në fundi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img