0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në takim me ekspertë të Ballkanit Perëndimor, i njofton për progresin në dy vite qeverisje

Pas seancës së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me një delegacion të ekspertëve të Ballkanit Perëndimor nga organizata Këshilli Atlantik, të udhëhequr nga Drejtori i qendrës në Evropë, Jörn Fleck.

Kryeministri i njoftoi ata me rezultatet e qeverisjes dhe reflektimin e progresit të këtyre dy viteve të qeverisjes në indekset ndërkombëtare ku Kosova është radhitur e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit, sipas World Justice Project dhe sikurse edhe për nga përmirësimi në të drejtat politike dhe liritë civile, sipas Freedom House.

Po ashtu i njoftoi me progresin në ekonomi, rritjen mesatare për rreth 7% në dy vite qeverisje, rritjen e buxhetit dhe të ekonomisë dhe rritjen e eksporteve, duke theksuar se Kosova është dëshmi se demokracia dhe zhvillimi ekonomik shkojnë krah për krah.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet në Kosovë, rajon dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri e falënderoi për mbështetjen, kontributin dhe rolin e Këshillit Atlantik./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img