Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në shtetin e Gjermanisë.
Për dy ditë me rradhë ai ka takuar shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë atje. pas takimeve të ditës së djeshme në Mynih dhe Shtutgart, sot Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në qytetin e Këln-it.
Kurti shprehu mirënjohjen ndaj mërgatës për kontributin e pandërprerë për vendin tonë.
“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj.” u shpreh Kurti.