Site icon PrishtinaPress

Kurti në takim me ambasadorët e BE-së, thekson rëndësinë e pranimit të pyetësorit për anëtarësim dhe heqjen e masave

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një drekë pune me ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së dhe ata të vendeve kandidate.

Kurti tha se me ambasadorët e BE-së folën për progresin që ka bërë Kosova në procesin e integrimit në BE dhe rëndësinë e Planit të Rritjes.

“Theksova rëndësinë e pranimit të pyetësorit të anëtarësimit dhe heqjes përfundimtare të masave të padrejta ndaj Kosovës”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Takimi i Kurtit me ambasadorët e vendeve të BE-së ishte arsyeja, sipas qeverisë, që ai nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, me kryetarët e partive politike, për të folur me mbi datën e zgjedhjeve.

Exit mobile version