Site icon PrishtinaPress

Kurti: Në rrugën drejt rritjes së FKS-së, rol të jashtëzakonshëm kanë SHBA-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në rrugën e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës rol të madh luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në ceremoninë e pritjes së 55 automjeteve ushtarake të blinduara nga SHBA-të i ka falënderuar për të gjithë kontributin e tyre.

“Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë sonë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është duke luajtur partneri ynë strategjik SHBA-ja. SHBA-të dhe partnerët tanë vazhdojnë të jenë kontribuues aktiv në çdo fazë të zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së”.

“Mbështetja me automjetet të blinduara nga SHBA-të për FSK-në është vetëm njëra nga shumë fushat ku SHBA-të kontribuojnë ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Në emër të Qeverisë shpreh falënderimet e sinqerta, u jemi mirënjohës SHBA-vë për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e sistemit të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu e përmendi edhe luftën me pandeminë COVID-19, për të cilën tha se janë duke u munduar që sa më pak njerëz të humbin jetën nga ky virus, njofton Klankosova.tv.

Exit mobile version