Site icon PrishtinaPress

Kurti në përvjetorin e masakrës në Rezallë: Drejtësia të veprojë me ngulm, përgjegjësit të dënohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në përvjetorin e 23-të të masakrës në Rezallë.

Pas homazheve, Kurti tha se masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, teksa shtoi se drejtësia vendore dhe ndërkombëtare duhet që me ngulm të veprojnë që përgjegjësit të dënohen. 

“Vendosëm lule të freskëta te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit të cilët u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet stërgjyshore. Qëllimi ka qenë që mos ta lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Me ekzekutim mizor e barbar, ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat. Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet botërisht përveçse nga ne andaj edhe drejtësia vendore dhe ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngul të veprojë që përgjegjësit dhe ekzekutorët të gjykohen dhe të dënohen”.

Exit mobile version