-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në OKB: Rregullorja e BQK-së s’e pengon Serbinë t’i ndihmojë serbët e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës nuk e pengon Serbinë që t’i ndihmojë qytetarët serbë në Kosovë.

Kështu ka thënë ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pikërisht për t’u ankuar rreth rregullores së re të BQK-së.

“Serbët që largohen nga Kosova dhe Serbia e bëjnë këtë për të kërkuar mundësi në Evropë dhe jo për shkak të një spastrimi etik fiktiv siç pretendon Vuçiqi”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se është Serbia ajo që po bën shpopullimin e Luginës së Preshevës duke u mohuar të drejtat themelore të tyre.

“Kur kam qenë i burgosur politik në serbi, dëgjoja gardianët që gëzoheshin një ditë – ishte 11 shtatori 2001”, ka shtuar Kurti.

“Tani të kthehemi te rregullorja e BQK-së, ajo nuk e pengon Qeverinë e Serbisë për ofrimin e ndihmës ndaj serbëve të Kosovës, gjithçka tjetër është propagandë. Rregullorja synon që të sigurojë transparencë të të hollave”, është shprehur kryeministri.

Më tej, Kurti ka thënë se rregullorja e BQK-së nuk ndalon transferet e dinarëve nga Serbia, sikurse nuk ndalon transferimin e dollarëve nga Amerika.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img