2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në Mitrovicë, viziton policët në Belvedere

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka vizituar Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere të Mitrovicës.

Ai i ka quajtur “të çeliktë” oficerët policorë që shërbejnë në këtë stacion. Kurti ka thënë se paraprakisht ka vizituar palestrën “Minatori” për ta parë demonstrimin e xhudistes së njohur, Majlinda Kelmendi.

Në Belvedere, Kurti ka thënë se është njoftuar me aksionet dhe operacione e Policisë së Kosovës në atë pjesë.

“Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra “Minatori” e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere.  U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq.

“Mbështetja e jonë për ta është e garantuar. Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit”, ka deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img