12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në Londër takon një deputete britanike: E informon për zhvillimet e fundit në veri

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti po qëndron në Londër.

Në vizitën e tij atje, nga ekzekutivi i vendit njoftojnë se kryeministri ka takuar deputeten britanike Alicia Kearns, shkruan lajmi.net.

Ata thanë se fokus i bisedës mes tyre, ishte zhvillilimet e fundit në komunat në veri të vendit.

Në Londër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me Kryetaren e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Me deputeten Kearns, kryeministri Kurti diskutoi për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe. Vëmendje të veçantë iu dha zhvillimeve të fundit në katër komunat veriore në Kosovë dhe sulmeve të organizuara nga grupe kriminale atje ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe përfshirjen aktive të Serbisë në tensionimin e situatës deri te rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës, për të cilët Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndonëse ata u liruan sot gjatë ditës.

Ai e falënderoi deputeten Kearns për mbështetjen ndaj Kosovës dhe qëndrimet e zëshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në të gjithë Evropën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img