-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në kujtim të Masakrës së Reçakut: Nëse s’tronditemi sot diçka nuk shkon mirë në ndërgjegjet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, ka thënë se kjo masakër e 15 janarit të 1999-ës është një datë vendimtari e shekullit tonë.

Ai ka thënë se jehona që mori Masakra e Reçakut bëri që bota të mos lejojë që tmerret e tilla të kthehen në normalitet.

“Vrasja duhet të marrë përmasat e gjenocidit, të masakrës që ajo të mund të zgjojë vëmendjen publike. Vetëm si masakër çështja e fiton dinjitetin mediatik, vetëm atëherë viktima e një dhune të caktuar mund të mbërrijë e çajë drejt një publiku që ka diçka në dorë. Duhet të shtohet aty edhe vëmendja edhe ndjeshmëria e disa personaliteteve diplomatik që mund të ngrejnë zërat. Duheshin edhe imazhi edhe kamerat. Pra, një mori faktorësh për të sjellë masakrën në skenën e gjithanshme publike. Sa masakrat janë kryer nga aparati shtetëror serb në Bosnje dhe Kosovë, që nuk kanë pasur favorin e këtyre faktorëve. Masakra që i ka mbuluar varri dhe heshtja në skenën e madhe publike”.

“Duhej një Reçak që NATO dhe Perëndimi të kuptonin se kur kasaphana nuk ndalet ajo mund të kthehet në normalitet. Pikërisht, këtë Reçak e mohon sot Serbia, sepse Reçaku nuk është vetëm një masakër, por edhe një datë vendimtare në shekullin tonë, është data që shtyn një reagim ushtarak kolektiv dhe një kolektiv ndërgjegjës politike, intelektuale, mediatike të marrin qëndrim dhe të cilësojnë një sjellje ushtarake shtetërore si të papranueshme”.

Kurti tha se historia e Kosovës së pavarur nuk shkruhet pa Reçakun dhe mbi 400 masakrat që u kryen në rajone e komuna të Kosovës në vitet 98-99, raporton Klan Kosova. 

“Kujtesa jonë  është e prekur përjetësisht, sepse pamjet na dhanë të gjallë tmerrin e tyre. Nëse s’tronditemi sot diçka nuk shkon mirë në ndërgjegjet tona. Më 15 janar, Reçaku  u gjet i rrethuar nga policia speciale dhe ushtarake-paramilitare e Serbisë, të cilët vranë 45 civilë të paarmatosur dhe të pafajshëm. Jehona e aktit të gjenocidit që ndodhi përmbi Reçak kumboi në gjithë botën. Lajmi i krimit që ndodhi te Sadik Osmanit mbërriti në çdo cep të botës”.

Kurti tha se këto krime dëshmuan që Jugosllavia e tretë e Millosheviqit e donte Kosovën pa shqiptarë.

Para të pranishmëve, ku ishin edhe disa nga ambasadorët e huaj, Kurti tha se Serbia vazhdon të mohojë Masakrën e Reçakut, për të cilën tha se u dokumentua nga ndërkombëtarët në vitin 1999, duke shtuar se mohomi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit.

Kryeministri Kurti tha se Kosova s’është për hakmarrje, por se kërkon drejtësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img