4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në Kroaci: Duhet të merremi me ekstremistët që e admirojnë Millosheviqin e Putinin

Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” të premten në Dubrovnik.

Në këtë konferencë, siç raporton agjencia kroate e lajmeve “Hina”, Kurti theksoi se Kosova “duhet të merret me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në ‘botën serbe’ dhe ta shohin atë me botën ruse… këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviqin apo Putinin”.

SHBA-ja dhe BE-ja i bënë thirrje Kurtit këtë javë që të largojë kryetarët e bashkive nga ndërtesat komunale dhe njësitë speciale të policisë që ndihmuan në vendosjen e tyre në komunat veriore.

Kryeministri tha se Kosovës “i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje” dhe shtoi se ndërkohë Kosova mund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë nëse “ekstremistët e dhunshëm” ndalojnë trazirat.

“Mendoj se kjo është rruga përpara, së bashku me një dialog intensiv për zbatimin e marrëveshjes dhe ne kemi një marrëveshje që duhet ta zbatojmë”, tha Kurti.

“Hina” shkruan se Kosova dhe Serbia ranë dakord në mars për zbatimin e marrëveshjes së BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, e cila de facto do të sillte njohje reciproke, por presidenti serb Aleksandar Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë atë.

“Është një arritje e madhe e BE-së. Kemi arritur në një situatë ku Kosova dhe Serbia përfundimisht kanë një marrëveshje për normalizim”, ka shtuar Kurti.

Kurti po merr pjesë në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” organizuar nga eurodeputeti kroat Tonino Picula në Dubrovnik.

Ai tha se Kosova Kroacinë e sheh si shembull të suksesit drejt integrimeve euro-atlantike.

“Kroacia është partner dhe aleat lider dhe Kroacinë e shohim si shembull shumë të suksesshëm në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha kryeministri i Kosovës.

“Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai iu bashkua dialogut me Serbinë sepse ishte “organizuar nga Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson atë bisedë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img