3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në Greqi: Na duhet ndihmë për të luftuar korrupsionin e krimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën që lamë pas ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Symi Symposium në Athinë të Greqisë, i cili po zhvillohet sipas Chatham House Rules

Kurti ka publikuar fjalimin e plotë të tij në këtë simpozium ku thotë se ky simpozium jep mundësinë të takojmë mendje të shkëlqyera, akademikë e politikanë, artistë e aktivistë, njerëz me përvoja e profile të ndryshme të dedikuar për çështjen e progresit.

Në fjalën e tij ai tha se Kosova është njohur prej 117 shteteve e që tashmë është nisur që të përmirësohen marrëdhëniet edhe me vende si Greqia.

Ai tha se nëse arrihet të zbatohet programi i tyre qeverisës për punë e drejtësi në Kosovë, atëherë do t’ia dalin që t’i bindin qytetarët që ta ndjekin lumturinë e tyre duke qëndruar në vendlindje.

Kurti mes tjerash thotë se duhen më shumë investime që të krijojmë vende pune dhe se duhet një shtet që mbron interesat e qytetarëve të tij dhe i jep një kuptim demokracisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img