Site icon PrishtinaPress

Kurti në Greqi flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar një fotografi në Twitter, ku në prapaskenë duke flamuri grek.

Përmes kësaj fotografie, Kurti ka shkruar për rrugën që Kosova ka bërë deri tani në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian, gjë që sipas tij, dëshmon përkushtimin e palëkundur për paqe dhe demokraci, përcjell teve1.info.

”Duke qëndruar këtu 2 dekada pas Samitit të Selanikut, më kujtohet udhëtimi që Kosova ka bërë drejt BE-së, një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për paqen dhe demokracinë. Në Evropën që po përjeton përsëri luftën, më kujtohet gjithashtu se Bashkimi Evropian dhe përfshirja janë e vetmja rrugë përpara”, thuhet në postimin e Kurtit në Twitter.

Exit mobile version