Site icon PrishtinaPress

Kurti në Gjermani takon presidenten e BERZH-it, flasin për investime e vende të reja pune

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku edhe po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Takimin e parë atje e ka zhvilluar sot me presidenten e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud. 

Kurti ka thënë se Kosova është duke ndërmarrë një seri investimesh në infrastrukturë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe nxitjes së rritjes ekonomike.

Ai ka falënderuar Renaud për përkrahjen ndaj Kosovës dhe për planet e të ardhmes.

Exit mobile version