1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në Forumin e Bledit: Në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë reciprocitet me të drejtat e pakicave

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot në panelin e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, tha se në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ketë reciprocitet me të drejtat e pakicave.

Kryeminsitri deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në arritjen e një marrëveshje të SEFTA-së, ku do të përfshihen katër elemente.

“Në këto gjashtë vende, këto katër elemente që mund të na bëjnë edhe më shumë bashkë dhe të na sjellë edhe më shumë ecuri janë sundimi i ligjit kundër oligarkëve, demokratizimi kundër autokratëve dhe fakti që ne duhet të trajtojmë atë që ka ndodhur në të shkuarën, por e fundit dhe jo e rëndësishme është një simetri dhe reciprocitet me të drejtat e pakicave. Në gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjithmonë kundër hegjemoninë nacionaliste”,  u shpreh Kurti.

Kreu qeveritar shtoi se nga kjo marrëveshje, përveç fondeve, vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitonin edhe vlerat e BE-së.

“Unë kam sugjeruar një samit me gjashtë vendet, SEFTA dhe jo CEFTA, një marrëveshje të tregtisë së lirë me pjesën jugore të Evropës. Ku do të thotë se të gjitha e vendet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin drejt BE-së. Unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë, natyrisht nuk dua të lë negociatat që janë përfshira vendet e caktuara, por mendoj se SEFTA do të ishte e rëndësishme, pasi do të kishim edhe fonde dhe vlera të BE-së”, tha Kurti.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar një marrëveshje të re bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë samitit të liderëve të rajonit që u mbajt në qershor të këtij viti në Tiranë. Kurti e ka pagëzuar këtë iniciativë si Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – ose SEFTA.

Marrëveshja do të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë “si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta”. Sipas propozimit të Kurtit, SEFTA do të krijojë një zonë ekonomike të përbashkët të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të saj do të krijohet një Këshill, Komitet i Përbashkët, Gjykatë, Sekretariat dhe autoriteti i Mbikëqyrjes.

Propozimi parashikon që pasi të krijohet SEFTA, BE do të lidhë një marrëveshje me të për të zgjeruar katër liritë së – lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit – në të gjithë vendet e SEFTA-s.

Marrëveshja me BE-në do të parashikonte gjithashtu një mekanizëm mbikëqyrjeje, të drejtuar dhe operuar në kuadër të Bashkimit Evropian për të siguruar që të gjithë anëtarët e respektojnë marrëveshjen.

Një marrëveshje e ngjashme me propozimin e Kurtit që është aktualisht në fuqi është Marrëveshja për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), e cila parashikon krijimin e një zone të lirë ekonomike, ku Ballkani trajtohet në mënyrë preferenciale në raportet ekonomike nga BE.

Por CEFTA nuk ka sjellë rritjen e pritshme të tregtisë rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kurti ka kundërshtuar modelin aktual të CEFTA pasi sipas tij ai e trajton si të pabarabartë Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img