7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në familjet Miletiq dhe Komatoviq: Do të mbështesim bizneset

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq u mirëpritën sot nga familjet Miletiq dhe Komatoviq, nga fshati Drejë dhe Zhaç të komunës së Istogut.

“Miqësisht e në ambientet e shtëpive të tyre, kryeministri Kurti dhe anëtarët e familjes Miletiq dhe asaj Komatoviq biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit. Petko Miletiq bashkë me fëmijët e tij merren me bujqësi. Kryeministri dhe ministri Rashiq u njoftuan për punën që e bën kjo familje kryesisht në mbledhjen e kumbullave dhe përpunimin e tyre. Slavisha Komatoviq, përfitues i subvencioneve në Bujqësi, u shpreh falënderues për mbështetjen e shtuar të qeverisë ndaj kulturave bujqësore”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit .

Duke i falënderuar për bisedën dhe mirëpritjen, kryeministri Kurti i njoftoi për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img