Site icon PrishtinaPress

Kurti në ditën ndërkombëtare të fotografisë, vlerëson lartë fotografët shqiptarë

Sot shënohet dita ndërkombëtare e fotografisë, e lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar lartë fotografët shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i qeverisë thotë se fuqia e fotografisë është e madhe, përcjell Klankosova.tv.

“Ishin fotografët që përmes fotografive dëshmuan para botës vuajtjet e maltretimet, vrasjet e masakrat mbi popullin shqiptar nga shteti i Serbisë”, shkruan Kurti.

“Po ashtu, ishin fotografët ata që kapën shumë momente gëzimi e fytyra të qeshura në Kosovën tonë të lirë”.

Exit mobile version