5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në Ditën e Tokës: Prioritet vendosja e kontrollit mbi gurëthyesit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me rastin e Ditës së Tokës, duke thënë se kjo ditë vendin e gjenë në gjendje më të rënduar.
Ai thotë se Dita e Tokës nuk do të jetë dita e vetme kur do të flitet e veprohet për tokën, teksa tregon prioritetet e tij për natyrën.
Si ndalimi i degradimit të lumenjve, vendosja e kontrollit mbi gurthyesit, ndalimi i betonizimit të tokës bujqësore, etj.
Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
“Veprimet tona urgjente do të jenë ndalimi i praktikave të dëmshme dhe të paligjshme. Mbrojtja e bjeshkëve që janë shkatërruar nga prerjet ilegale dhe pa plan të drunjve e nga nxjerrja e gurëve, ndalimi i degradimit të lumenjve dhe restaurimi i tyre, vendosja e kontrollit mbi gurëthyesit dhe ndalimi i betonizimit të tokës bujqësore janë në listën e prioriteteve tona”, shkruan ai ndër të tjera.Postimi i tij i plotë:
Çdo ditë është dita e tokës!

Me 22 prill 1970 mijëra ambientalistë pushtuan rrugët e ShBA-ve. Ndotja e ajrit dhe ujit, përdorimi i pesticideve, shpyllëzimi dhe dëmtimi i ekosistemeve ishin ndër brengat kryesore që preokuponin çdo të 10-tin amerikan. Me maska në fytyrë shprehnin indinjatën e tyre dhe kërkonin masa emergjente për të adresuar fillimisht nivelin e lartë të ndotjes së ajrit dhe ujit. Ata ngritën alarmin, që përgjatë viteve mori jehonë edhe në shumë shtete të botës, se njerëzimi po ecte drejtë vetëshkatërrimit. Por, përkundër rritjes së vetëdijësimit shoqëror, presionit publik dhe avancimeve shkencore, këto çështje vit pas viti po bëheshin edhe më sfiduese.
Sot, 51 vjet pas, Dita e Tokës e gjen botën në një gjendje edhe më të tronditur. Kriza mjedisore dhe pandemia Covid-19 na kanë vendosur para një pikëpyetje të madhe. Kthimi në gjendjen që dikur e konsideronim normale nuk është më opcion. Mbajtja e maskave që atëherë ishin simbol proteste sot për ne është bërë e domosdoshme që të ruajmë veten dhe të tjerët. Pandemia ka shfaqur para nesh brishtësinë e botës tonë. Ka problematizuar veprimet tona ekonomike e shoqërore. Ka sjellë në vëmendjen tonë se përkundër dallimeve e interesave nuk kemi alternativë tjetër përpos të bëhemi bashkë, të mbrojmë e ndihmojmë njëri-tjetrin e ta trajtojmë seriozisht krizën mjedisore.
Kjo ditë Kosovën e gjen në një gjendje më të rënduar në krahasim me vitin e kaluar por politikisht shumë më stabile për t’u përballur me krizat.
Dita e Tokës për ne nuk do të jetë dita e vetme kur ne flasim e veprojmë për tokën. Për ne janë të rëndësishme vendimet e veprimet që ndërmarrim sot dhe në vijim. Veprimet tona urgjente do të jenë ndalimi i praktikave të dëmshme dhe të paligjshme. Mbrojtja e bjeshkëve që janë shkatërruar nga prerjet ilegale dhe pa plan të drunjve e nga nxjerrja e gurëve, ndalimi i degradimit të lumenjve dhe restaurimi i tyre, vendosja e kontrollit mbi gurëthyesit dhe ndalimi i betonizimit të tokës bujqësore janë në listën e prioriteteve tona.

Ta ripërtrijmë Tokën, ta ruajmë shtëpinë tonë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img