Site icon PrishtinaPress

Kurti në Bundestagun gjerman, diskuton për Kosovën me deputetët e SPD-së dhe Të Gjelbërit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot deputetët e SPD-së, Stefan Schwatze dhe Josip Juratovic.

Gjatë qëndrimit të tij në Bundestagun gjerman Kurti ka falënderuar ata për mbështetjen e dhënë në Berlin e në Kosovë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore.

Kurti theksoi se gjithashtu ka takuar edhe deputetin nga Të Gjelbërit, Manuel Sarrazin me të cilën kanë diskutuar për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, atë politike në rajon dhe mundësinë e bashkëpunimit me qeverinë e re për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Në vazhdën e takimeve Kurti ka zhvilluar një takim edhe me deputetin tjetër të SPD-së, Metin Hakverdi, ku diskutuan për drejtësinë, punësimin dhe integrimet evropiane kryesore të qeverisë për të ardhmen.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme, në Bundestagun gjerman takova deputetët e SPD-së, z. Stefan Schwartze dhe z.Josip Juratovic. I falënderova për mbështetjen që na e kanë dhënë në Berlin e në Kosovë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore nga e cila VETËVENDOSJE! doli fituese me 6 tetor.

Më pastaj takova edhe deputetin nga Të Gjelbërit, z. Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, atë politike edhe në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me qeverinë tonë të re për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Së fundmi, në mbrëmje porsa takova edhe deputetin tjetër të SPD-së, z. Metin Hakverdi, raportues për çështjet e BE-së, me të cilin biseduam për drejtësinë, punësimin dhe integrimet evropiane si preokupime kryesore të qeverisë sonë për të ardhmen.

Nesër vazhdojmë me takime të tjera në kuadër të kësaj vizite dyditore në Berlin.

Exit mobile version