Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë para nga afër ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988-1998” të kuruar nga autori Shkumbin Brestovci, e paraqitur para publikut gjerman në Berlin.
Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë thotë se kjo ekspozitë është organizuar nga një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Ambasadës së Kosovës në Berlin, Fondacionit Friedrich Ebert-Stiftung dhe Institutit Leibniz për Kërkimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg.
Më tek, kurti thotë se rruga e ndjekur nga vendi ynë Kosova si dhe nga populli dhe liderët politikë të saj në të kaluarën, janë historia e domosdoshme prej nga nisemi për të ardhmen tonë politike krah vendeve të Bashkimit Evropian.
Lexoni më poshtë postimin e shoqëruar me fotografi nga ekspozita: