14.7 C
Pristina
Saturday, October 12, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Në aspektin historik Kremlini dhe Beogradi kanë imituar njëri-tjetrin, kjo është shqetësuese për Kosovën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhënë mbrëmë një intervistë për CNN, me ç’rast foli për rolin e madh të NATO-s për çlirimin e Kosovës.

I pyetur se çka bëri NATO për shtetin tonë, Kryeministri Kurti tha: “Muajin e kaluar festuam 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa intervenimin e NATO-s, pa aeroplanët e NATO-s që bombarduan pë 78 ditë forcat policore dhe ushtarake të liderit serb Sllobodan Millosheviq. Ishte lufta e katërt që kishte nisur në territorin e ish-Jugosllavisë. Gjatë gjithë viteve ’90 paraprakisht, ishin dhjetëra masakra kundër popullsisë civile në Kosovë ku gra, fëmijë dhe pleq u vranë, gra të përdhunuara, shtëpi dhe fshatra të tërë u dogjën. Krejt kjo ishte projekt gjenocidal i Millosheviqit…”, tha Kurti në CNN.

Kurti shtoi se NATO ndaloi gjenocidin në vendin tonë duke e çliruar Kosovën.

Ai u kërkoi partnerëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë për t’i larguar bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën, rreth 48 sosh.

Kryeministri Kurti deklaroi se Serbia është shumë agresive, e cila nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur.

Është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie”, tha Kurti në CNN.

Kësisoj kërkoi nga partnerët perëndimorë që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, duke shtuar se secila ka nga 50-150 ushtarë.

“Në aspektin politik, Serbia është shumë e ngjashme me Federatën Ruse. Ato nuk njohin de facto dhe de jure fqinjët e tyre. Ato u shkaktojnë probleme fqinjëve sepse duan zgjerim. Në anën tjetër, duhet ta them se Rusia ndoshta e imiton Serbinë e regjimit të Millosheviqit. Tani mund ta shohim sesi presidenti despotik [Vladimir] Putin dëshiron ta shndërrojë Ukrainën në një shtet, të ngjashëm me skenarin boshnjak, ku përbrenda do të ishte e ndarë në aspektin territorial, në mënyrë që ta bëjë jofunksionale dhe të krijojë mundësi për pushtim të mëtejmë të territorit”, tha Kurti.

Kurti tha se në aspektin historik, kulturor dhe operacional, Kremlini dhe Beogradi kanë imituar njëri-tjetrin dhe kjo është shqetësuese për Kosovën.

“Prandaj jemi të shqetësuar sepse është në interesin e Kremlinit që të përhapë konflikte të tjera në Evropë përmes bashkëpunëtorëve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është shtet hegjemonist dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e Rusisë”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img