Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë sonte disa pamje nga punimet në rrugën Gjilan-Kllokot.
Ai tregoi se “kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes në 05:00, për shkak të temperaturave të larta”, transmeton Paparaci.
Shefi i qeverisë po ashtu shkroi në Facebook se punimet po vijojnë gjatë mesnatës që mos të pengohet – ndër të tjera – edhe qarkullimi i trafikut në këtë aks rrugor.
“Në Rrugën Gjilan-Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata”, shkroi ai në Facebook.
“Ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi vizitojnë dhe falënderojnë punëtorët”, shtoi ai.