11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: NATO, faleminderit që na çlirove para 24 viteve

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur për 24-vjetorin e Çlirimit ë Kosovës.

Ai ka thënë se kjo ditë ka ardhur me shumë sakrificë.

Kurti ka falënderuar të gjithë ata që sakrifikuan për Kosovën, përfshirë NATO’n për ndërhyrjen ushtarake.

“Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë, demonstrata e studentëve, greva e minatorëve u shndërrua në lëvizje popullore. Çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve, vuajtjeve, humbjeve të popullit të Kosovës, pas sakrificës të Jasharve, pas luftës së UÇK-së. Erdhi pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalë nga aleanca më e madhe ushtarake e botës demokratike dhe historisë së njerëzimit NATO. Vërtet ne përpiqemi që të mësojmë historinë që mos të na përsëritet ajo. Por me sa duket historia na merr neve në provim çdo tre katër ose pesë dekada, për ta testuar edhe ajo vetën nëse mund të përsëritet. Luftërat në ish-Jugosllavi të ndezura dhe të prira nga Serbia e Millosheviqit dhe e rrethit të tij të errët shkaktuan gjenocide dhe krime kundër njerëzimit”, ka thënë Kurti.

Ai përmendi rëndësinë që perëndimi kishte në çlirimin e Kosovës.

“Duke ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, vendet perëndimore respektuan historinë e tyre dhe u treguan besnike të vlerave të tyre themeltare për të luftuar për lirinë për të drejtat e njeriut dhe për të ruajtur njerëzoren në vetveteve dhe për vete”.

“Si kryeministër i Kosovës, duke pasur përballë edhe ambasadorët e vendeve aleate të NATO-s, më lejoni që në emër të qeverisë dhe në emër të popullit tonë të ju themi faleminderit, ju faleminderit të gjitha vendeve që më 1999 u përfshinë në operacionet ushtarake për çlirimin e Kosovës nga dhuna dhe represioni, nga gjenocidi dhe spastrimi etnik që ndër dekada kishte ushtruar Serbia mbi popullin tonë”, ka thënë kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img