Kryeministri Albin Kurti tha se janë të brengosur për shkak të potencioalit të rieskalimit të situatës në veri të vendit.
Kurti tha se rieskalimi, nëse do të ndodhë, nuk varet prej Kosovës.
“Ajo çfarë na brengosë neve tash, më shumë sesa de-eskalimi, është potenciali i rieskalimit. Veçse rieskalimi nuk varet prej neve. Ju e keni garant Qeverinë e Republikës së Kosovës, organet tona shtetërore, mua si kryeministër që me asgjë, ama bash asgjë, asnjëherë, askund nuk kontribuojmë për eskalim”, tha Kurti.
“Nëse do të ketë ndonjë të tillë, atëherë adresa, siç dihet, është Beogradi zyrtar”, tha kryeministri.