Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur nëse do të bënë një koalicion me LDK-në e Isa Mustafes.
Derisa ka thurrur lavda për Vjosa Osmanin, Kurti ka ofenduar rëndë shefin e kësaj të fundit.
“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi, qoftë për nga personalitet do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani nuk mund të them se ka bashkëpunim nëse mbështetet presidenti. Nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”, ka thënë ai te Çim Peka- transmeton Indeksonline.
I pyetur lidhur me një koalicion të mundshëm për PDK-në, ai ka thënë se ‘do të ishte mirë që kjo parti të reformohej në opozitë për një ose dy mandate.