Site icon PrishtinaPress

Kurti mirëpriti drejtoren e NDI: Progresi demokratik i shoqërisë mbetet kryeqendër e vëmendjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg.

Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha prioritet si demokratizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale.

“Progresi demokratik i shoqërisë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, mbeten kryeqendër e vëmendjes së ndërtimit të politikave dhe zhvillimit të vendit tone”, shkruan Zyra e Kryeministrit.

Ky është takimi i dytë i Kurtit dhe Drejtores Soderberg gjatë këtij viti.

Exit mobile version