0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti merret me Blerim Isufajn: Po do të bëhet kryeprokuror, Nagip Krasniqi ia solli buxhetit 107 milionë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për arrestimin e djeshëm të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke thënë se tashmë me të është duke u marrë drejtësia.

Por, Kurti ka kritikuar prokurorinë që në të kaluarën s’është marrë me rastet e keqpërdorimit, por se tani është “më e zellshme”.

“U arrestua kryeshefi i KEK, Nagip Krasniqi. Tash ai është në ndalje 48 orë dhe është sistemi i drejtësisë që merret me çështjen e tij. Kjo çështje ka fakte dhe ato ne urojmë dhe shpresojmë që të merren me profesionalizëm dhe përpikëri. Është fakt se pati një gëzim opozitar për arrestimin e tij, ky është fakt i opozitës dhe jo i çështjes. Ne e dimë që ka pasë shumë kryeshefa në KEK dhe keqpërdorime marramendëse, por asnjëherë s’janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë. Prokuroria është e zellshme në këtë rast kur përfitimi i KEK ka qenë 107 mln”.

Kurti tha se ka pasë të deponuara me dhjetëra fakte dëshmi, materiale për keqpërdorime që janë gjetur, mirëpo “zelli i prokurorisë për t’u marrë me deponimet e faktet e dëshmive për keqpërdorime e mëhershme ka qenë zero”.

“Ndërkaq, zelli për t’u marrë me Krasniqin, i cili me bashkëpunëtorë më 2022 ia solli 107 mln, ishte maksimal”.

“S’kam dyshime në prokurorinë e shtetit dhe atë sa më lart aq më shumë ekziston një disponim dhe kjo lidhet me figurën e Blerim Isufajt. Ai është i mirënjohur në skenën tonë publike që rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP-së, Dino Hasanaj e kategorizoi në vetëvrasje. Vetëvrasjen e Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje.Bëhet fjalë pë një prokuror që asnjë rast s’e ka të fituar në gjykatë. Dhe pikërisht ky prokuror do që të bëhet kryeprokuror kundër vullnetit të presidentes, krykuvendarit e kryeministrit”.

“Vendi më i lakmuar në republikën tonë del të jetë pozita që bën alokimin e rasteve e ky është kryeprokurori i shtetit. Drejtësia lëngon pikërisht se kemi një prokurori që nganjëherë s’do, nganjëherë s’di, e shpesh të dyja”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img