Site icon PrishtinaPress

Kurti merr vendim, ndan bursa për nxënësit dhe studentët e komuniteteve RAE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar komuniteti rom me të cilët ka folur rreth strategjisë së Qeverisë, e cila është duke punuar për të përkrahur këtë komunitet në mënyrë që të njëjtit të avancohen në institucionet e vendit duke u integruar në punësim.

Sipas kryeministrit të vendit, Ministria e Arsimit, së bashku me Ministrinë e Administrimit Pushtetit Lokal, kanë marrë vendim që të ndahen 100 bursa për studentët e të gjitha komuniteteve dhe 500 bursa të tjera për studentët e të gjitha komuniteteve.

Kurti ka thënë se është formuar një ekip ndër institucional, i cili do të mbledhë dhe publikon të dhënat e punësimit të komuniteteve për të rritur kuotën e punësimit në institucionet e vendit.

“Këtë muaj në mbledhjen e Qeverisë kemi miratuar për të krijuar ekipin ndër institucional për punësimin e komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjiptian. Ky ekip do të përbehet me përfaqësim nga zyra e kryeministrit, kabinetin, ministritë dhe shoqëria civile, ata do të kenë përgjegjësi për promovimin e punësimit e komunitetit dhe ndër to për herë të parë do të bëjnë grumbullimin dhe publikimin e të dhënave për punësimin e secilit komuniteti, duke i pasur këto të dhëna mund të ndërmarrim masa të nevojshme për realizimin e kuotës për punësim në institucione siç e parasheh ligji, ne jemi të interesuar që ta nxisim punësimin e komunitetit rom dhe po punojmë në atë drejtim” deklaroi Kurti.

I pari i qeverisë ka bërë të ditur se janë ndarë 100 bursa për studentët dhe nxënësit e komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjiptian.

“Ministria e Administrimit, Pushteti Lokal, bashkë me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë marrë iniciativën për dhënien e 100 bursave për nxënë të komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjiptian, për studime në Fakultetin e Edukimit. Kjo me qëllim që në të ardhmen, në klasat tona në mbarë Kosovën të kemi mësues dhe mësuese të komunitetit rom. Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka ndarë 500 bursa shtesë për studentët e komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjiptian në drejtime të tjera të studimeve, pra 100 për Fakultetin e Edukimit dhe 500 për drejtime të tjera…Sivjet kemi programin për 100 praktikant me prioritet për komunitete që tashmë janë të angazhuar në ministri dhe komunat. Më vonë gjatë vitit do ta kemi edhe një konferencë ku aty do t’i ndajmë provoja e tyre për t’i inkurajuar të tjerët të komuniteteve të kontribuojnë me aftësitë e tyre, me dijen dhe përvojën e tyre nëpër institucione”, ka thënë Kurti.

Për t’i përkrahur edhe në aspektin financiar, kreu qeveritar ka thënë se gjatë muajit të verës, do të shpallen grante për arsim, punësim. Për këtë zyra për çështjen e komuniteteve i ka të ndara 1.5 milion euro dhe se deri më tani kanë aplikuar organizata joqeveritare dhe mediat rome, ku janë duke u bërë vlerësimet tutje.

Exit mobile version