Ministria e Shëndetësisë njofton se ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.
“Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës”.
Sot po ashtu ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.
“Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
MSH po ashtu ka falënderuar profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19.
Kujtojmë imunizimi i plotë sipas ekspertëve shëndetësorë arrihet pas marrjes së dy dozave të vaksinave.