3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me video merr pjesë në diskutimet e internacionales socialiste: Progresi ynë po e zemëron Beogradin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, përmes një video mesazhi sot ka uruar Partinë Laburiste dhe liderin e saj Kieir Starmer për fitoren e arritur në Mbretëri të Bashkuar. Me këtë fjalim Kurti iu është drejtuar Komitetit për Evropë në kuadër të Internacionale Socialiste që është mbajtur në Bukuresht të Rumanisë, shkruan Gazeta Express.

Kurti ën fjalën e tij ka folur edhe për rrezikun që paraqesin ideologjitë ekspansioniste të Rusisë dhe Serbisë në Evropë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri ka thënë se njëjtë sikurse në Luftën e Dytë Botërore, Serbia me ndihmën e Rusisë po përpiqet të ngjallë mbështetjen për synime te saj të zgjerimit përmes dezinformimit dhe propagandës.

“Ashtu sikur në vitet para të Luftës së Dytë Botërore, Serbia, me ndihmën e aleatit të saj të ngushtë Rusisë, po përpiqet të mobilizojë mbështetjen për ambiciet e saj ekspansioniste përmes dezinformimit dhe propagandës duke gënjyer popullin e saj për armiqtë e supozuar të Serbisë dhe të serbëve etnik në vendet fqinje”, potencoi Kryeministri Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tutje ka thënë se një nga këto gënjeshtra dhe propagandë është pretendimi që Serbia e përsërit në vazhdimësi se kinse Kosova po kryen spastrim etnik kundër popullatës serbe.

Kurti thotë se një pretendim të tillë e ka hedhur poshtë Komiteti i Helsnikit për Të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane për Stabilitet në Berlin.

Numri një i Qeverisë tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe progresi që ka bërë ka mundësuar që edhe komuniteti serb t’i gëzojë frytet dhe sipas Kurtit kjo po e zemëron Beogradin.

Kurti thotë se sa më shumë qe serbët integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë ësht ëpër Serbinë që të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial.

“Një gënjeshtër e tillë është pretendimi i përsëritur i Serbisë se Kosova po kryen spastrim etnik ose pogrome kundër popullatës etnike serbe. Ky pretendim është hedhur poshtë gjerësisht nga organizata të pavarura si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane e Stabilitetit në Berlin. Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Qeveria jonë social-demokrate në Kosovë jo vetëm që ka pasur sukses në luftimin e korrupsionit dhe krijimin e vendeve të punës – ne gjithashtu kemi siguruar që të gjithë qytetarët tanë, përfshirë komunitetin etnik serb, të gëzojnë frytet e zhvillimit tonë. Ky progres është pikërisht ajo që e zemëron kaq shumë Beogradin: Sa më shumë qytetarë etnik serbë që integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë është për Serbinë të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial”, tha Kryeministri Kurti.

https://www.facebook.com/share/iJkieTzqsD9fHHrj/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img