1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me urime “të sinqerta” për Ardita Sinanin: E ke bashkëpunimin tonë institucional në shërbim të Preshevës

Të përzemërta dhe të sinqerta, i frazoi urimet e tij ndaj këshilltares së tij, tash kryetare e Preshevës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u zotua që asaj të parës t’i afrojë “bashkëpunimin e afërt institucional në shërbim të Preshevës”.

“Urimet më të sinqerta e të përzemërta Ardita Sinanit për detyren e re si Kryetare e Komunës së Preshevës, si dhe banorëve të saj për kryetaren e re të komunës së tyre. Fitorja bindëse në zgjedhjet e qeshorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img