4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me Tërstenën: Fuqia dhe pjekuria e tij e parakohshme e bëri që të fitojë medalje botërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Shaban Tërstenën, i cili është medalisti më i ri shqiptar në Lojërat Olimpike, me vetëm 19 vjet 7 muaj dhe 6 ditë.

Kurti, mes tjerash thekson se Tërstena tha se për Kosovën organizimi i Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 është një sukses i madh.

“Erdhi nga Shkupi. Si atje, si në Prishtinë, Shaban Tërstena është njëri nga sportistët më të mëdhenj e më të stolisur shqiptar. Kampion olimpik në mundje në Lojërat Olimpike në Los Angeles më 1984. Aty u bë shqiptari i parë me medalje të artë olimpike, dhe mundësi më i ri i artë në botë në atë kohë. 40 vjet pas, vazhdon të mbetet medalisti më i ri olimpik shqiptar, me vetëm 19 vjet 7 muaj dhe 6 ditë. Po ashtu ishte i argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988”, shkroi Kurti.

“Gjatë bisedës tregoi se si trajnerët e zbuluan talentin e tij qysh në moshë të hershme, duke e shtyrë atë që si i ri të përballej me kundërshtarë në moshë shumë më të madhe se ai. Fuqia dhe pjekuria e tij e parakohshme, e bëri atë që të fitojë medalje botërore kur i kishte vetëm 17 vjeç. Ndërkohë nuk munguan as titujt kampion të Evropës”.

“Për Kosovën tha se organizimi i Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, është një sukses i jashtëzakonshëm i cili lë prapa shumë shtete të tjera të rajonit e më gjerë. Këtë vlerësim, ai e bëri si kampion i trefishtë i Lojërave Mesdhetare në tri edicionet e njëpasnjëshme 1983, 1987 dhe 1991”.

“Mban një rekord mbresëlënës të fitoreve. Nga gjithsej 741 duele, në mbi 96% prej tyre doli fitimtar”.

Ai theksoi se gjeneratat më të vjetra e njohin mirë dhe e mbajnë në mend për stilin e tij të njohur “Kobra”.

“Ndërsa sportistët e rinj kanë shumë se çka të mësojnë nga rruga e kampionit olimpik, siç edhe e ka titulluar librin e tij monografik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img