0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me Rashiqin e Rahimajn ngazëllehen me vënien e gurthemelit të një ure ku komuna e Kamenicës ndau 85 mijë euro

Sot kanë nisur punimet për renovimin e një zone në fshatin Hajnoc të Kamenicës, banorët e së cilit kishin kërkuar rregullim të një ure për të lehtësuar qarkullimin e tyre.

Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Kamenicës ka ndarë mbi 85 mijë euro.

Inaugurimi i punimeve, u shënua me një ceremoni ndërsa tejet të ngazëllyer janë parë sot prezentë duke vënë gurthemelin e kësaj ure, kryeministri, Albin Kurti, ministri për Komuntete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Kurti, shihet tejet buzagaz ndërsa vendosin materialin e ndërtimit të kësaj ure, bashkë me ministrin, Nenad Rashiq.

Ura, e cila shihet edhe në fotografi, kalon mbi lumin Morava dhe lidh fshatin Hajnoc me qytetin e Kamenicës dhe fshatrat tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img