-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Me Presidentin takohem vetëm për shpalljen e zgjedhjeve dhe për pandeminë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk pranon takim me Thaçin pos zgjedhjeve dhe luftimit të pandemisë.

Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, duke folur për situatën aktuale politike ne vend ka thënë se ka zbrazëtirë kushtetuese sa i përket mandatarit të qeverisë.

“Këtë zbrazëtirë kushtetuese nuk mund ta mbush Presidenti”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Vetëvendosjes thotë se vet Presidenti e di që nuk ka të drejtë në kërkesën e tij që kjo parti t’ia dërgoj medoemos emrin e mandatarit.

Kurti ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me Presidentin për çështjen e pandemisë dhe për zgjedhje të parakohshme në çdo kohë.

“Për këto çështje zyrat tona në vijë ajrore janë larg 150 metra. Për çështje tjera bisedojmë vetëm me letra”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img