Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Sipas njoftimit nga ZKM, gjatë bashkëbisedimit në këtë takim, Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Minxhozi për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme.
Ambasadori falënderoi kryeministrin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt.
U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës. U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme.