1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

​Kurti: Me marrëveshjen bazë avancohen marrëdhëniet mes dy shteteve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe ajo bazohet në parimet universale të barazisë së sovranëve, respektimit të integritetit territorial, pavarësisë, heqjes dorë nga kundërshtimet ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, shkëmbimit të misioneve diplomatike nëpërmjet ambasadorëve të plotë, njohjes së simboleve shtetërore dhe pasaportave.

Kurti këto komente i bëri në konferencën e mbajtur sot nga Grupi i Ballkanit për Politika me temën ”Balkan Dialogues Initiative”.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi të përkushtuar, konstruktiv dhe krijues. Ne besojmë se Marrëveshja Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ajo bazohet në parimet universale të barazisë së sovranëve, respektimit të integritetit territorial, pavarësisë, heqjes dorë nga kundërshtimet ndaj anëtarësimit të Republikës sonë në organizatat ndërkombëtare, shkëmbimit të misioneve diplomatike nëpërmjet ambasadorëve të plotë, njohjes së simboleve shtetërore, pasaportave etj.

Sa i përket të drejtave të pakicave në Kosovë, kushtetuta jonë ofron një kornizë të gjerë të të drejtave të njeriut dhe të drejta për pakicat tona. Takimi i fundit i nivelit të lartë më 2 maj përfundoi me një notë pozitive ku bashkërisht ramë dakord për tekstin e Marrëveshjes për Personat e Zhdukur. Dimë se janë edhe 1,617 persona të zhdukur dhe viktima nuk janë vetëm ata që u rrëmbyen, por edhe familjet e tyre, dhe i gjithë populli dhe shoqëria. E kemi trajtuar me urgjencë çështjen e personave të zhdukur, sepse familjet e viktimave jetojnë prej më shumë se njëzet vitesh në një gjendje ankthi traumatik”, tha ai.

Në konferencën e sotme, kryeministri foli edhe për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës në BE. Pas kalimit me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, tash së fundmi, raportit pozitiv për vendin të vitit të kaluar dhe vendimit të liberalizimit të vizave pas gjithë asaj vonese, kryeministrit Kurti tha se që Kosova të marrë edhe pyetësorin për BE, që do të konfirmonte që Kosova meriton statusin kandidat.

“Ne e kuptojmë se nuk ka asnjë rrugë të shkurtër për anëtarësim. Ne jemi gati të gjykohemi për meritat tona. E megjithatë, njëzet vjet pas Samitit të Selanikut, i cili premtoi anëtarësim për të gjithë rajonin, nuk mund të themi se dikush në Evropë apo në Ballkan është i kënaqur me përparimin e arritur drejt këtij qëllimi. Ka ardhur koha që BE-ja të ndryshojë vizionin e saj për rajonin. Ajo duhet të hapë rrugën drejt anëtarësimit me përparimin në reformat. Nëse një vend rrëshqet në mënyrë demokratike dhe quhet kryesues për anëtarësimin në BE, ai minon të gjithë procesin e zgjerimit dhe aspektin e tij transformues që ka mbajtur gjallë frymën evropiane”, tha ai.

Në fund, ai tha se reformat e brendshme në sundimin e ligjit, progresi ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe suksesi në fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, konfirmojnë se po bëjmë hapat e duhur në rrugën e duhur drejt të ardhmes Evropiane.

Sipas tij, çdo iniciativë e bashkëpunimit rajonal duhet të promovojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin dhe ta sjellë rajonin më afër Bashkimit Evropian.

“Ngritja e barrikadave nuk çon në bashkëpunim rajonal, as mbështetja informale për grupet e krimit të organizuar, dhe mosnjohja e dokumenteve. Bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe duke pasur parasysh qytetarët si përfituesit përfundimtarë”, tha ai .

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondah ky takim të shërbej për të përmirësuar aftësinë e tyre për t’i ndihmuar palët në mënyrë efektive, pasi dialogu dhe diplomacia për stabilitet, normalizim dhe integrim rajonal po intensifikohet.

“Duke bërë pak përmbledhje për dialogun Kosovë-Serbi, natyrisht të gjithë do të donim që gjërat të përshpejtoheshin dhe zbatimi i marrëveshjeve të vazhdojë, marrëveshjeve të nënshkruara ose jo. Por në të njëjtën kohë, me këtë rast, unë personalisht dua të përgëzoj arritjet e deritanishme, që nga viti 2020. Nga njëra anë kemi marrëveshjet për energjinë, letërnjoftimet, personat e zhdukur, normalizimin, dhe të gjitha instrumentet e nënshkruara ose të rënë dakord me lehtësimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit Nga ana tjetër, gjithashtu, mendoj se është mjaft e rëndësishme të theksohen proceset e brendshme që nevojiten përpara se të nënshkruhen marrëveshjet. Qeveri të ndryshme janë përfshirë gjatë kësaj kohe dhe tani nën drejtimin e kryeministrit Kurti po bëhet një punë e madhe, brenda dhe jashtë formatit formal të negociatave. Duhet përmendur e gjithë puna përgatitore e bërë në Prishtinë dhe në Beograd, dhe gjithashtu puna për të arritur tek parlamenti, media, publiku dhe audienca më e gjerë ndërkombëtare, këto përpjekje nuk duhet të nënvlerësohen edhe pse ato mund të mos jenë të dukshme në tryezën e negociatave, ato të gjitha janë komponentë kyç për arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img