9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me kryeministrin slloven bisedoi për dialogun Kosovë – Serbi

Në ish-rezidencën presidenciale Vila Bled, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi homologun e Sllovenisë, Robert Golob.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se ky ishte takimi i parë dypalësh ndërmjet Kurtit dhe Golob, gjatë të cilës diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Kryeministri i shprehu keqardhjen për përmbytjet dhe i ofroi solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me popullin slloven për humbjet e shkaktuara nga vërshimet në fillim të këtij muaji.

“Sllovenia ka strehuar disidentët tanë të prë, na ka ndihmuar në betejën tonë çlirimtare dhe tani është ndër pesë investitorët kryesorë në ekonominë tonë”, theksoi kryeministri, dhe e falënderoi Golob për ndihmën dhe mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën ndër vite.

Në kuadër të temës “Solidaritet për Sigurinë Globale” brenda së cilës po zhvillohet forumi këtë vit, ata diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe dialogun për zbatim të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img