Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, ndaj së cilës ka adresuar një sërë kritikash.
Advertisement
Sipas Kurtit, kjo qeveri është trefish qeveri e pakicës, pasi siç është shprehur ai, ka vetëm 59 deputetë, prej tyre vetëm 40 shqiptarë dhe nuk kishte as 1/3 e mbështetjes qytetare.
Kurti ka thënë se në kohën e krizës së shumëfishtë, kur nevojitej një qeveri me besueshmëri si asnjëherë, ne kishim të kundërtën.
“Qeveri me mosbesim të paparë në Kosovën e pasluftës dhe gjithashtu e paligjshme”, tha ai në TVV.
Ai përmendi disa nga vendimet e kësaj Qeverie, që sipas tij janë të dëmshme për Kosovën.
PostAdss