0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Me Hovenierin, marrëdhënia me ShBA-në ka arritur në nivele të reja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Kurti tha se me Hovenierin folën për progresin e arritur gjatë këtij mandati të Hovenierit dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj kohe.

“Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të tij, dhe kontributi i Ambasadorit Hovenier ka qenë thelbësor për forcimin e këtyre lidhjeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, inteligjencës, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se Kurti, i uroi Hovenierit dhe familjes së tij shëndet dhe se “Kosova do të jetë gjithmonë shtëpi e tyre”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img