4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me gazetarët nga Ukraina dhe Afganistani: Kosovën ta konsiderojnë si shtëpinë e tyre të dytë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, së bashku me përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medieve, ka takuar gazetarët nga Ukraina dhe Afganistani që po strehohen në Kosovë nëpërmjet programit Journalists-in-Residence (JiR Kosovo).

Kurti i ka siguruar ata se janë të mirëpritur dhe se populli i Kosovës i kupton, përcjell Klankosova.tv.

“Para se t’i falënderojë për shërbimin, jo vetëm ndaj vendit po edhe ndaj parimeve universale të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, kryeministri Kurti i siguroi se ata janë të mirëpritur në Kosovë dhe se populli i Kosovës e kupton shumë mirë se si është të jesh larg vendlindjes dhe familjes, e pa e ditur se kur do të mund të kthehesh përsëri”, thuhet në kominukatën e qeverisë.

Ai uroi që vitin tjetër do të jetë e mundur për ata që të kthehen të sigurt në vendet e tyre të origjinës, por se deri atëherë dhe përherë le ta konsiderojnë Kosovën si shtëpinë e tyre të dytë.

Journalists-in-Residence (JiR Kosovo) është program që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i cili mbulon koston e jetesës, pagat dhe zyrat, për t’u mundësuar gazetarëve të strehuar të punojnë nga distanca.

Nga shkurti i vitit 2022, deri më tani janë 23 gazetarë përfitues, prej të cilëve 18 ukrainas dhe 5 afganë. 15 gazetarë vazhdojnë të banojnë ende në Kosovë.

Ky program zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e iniciativës Hannah Arendt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img