4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me garanca: S’lejoj asnjëherë asgjë që territorializon, monoetnizon ose krijon ura të ndërhyrjes nga Serbia

“Premisa ime bazë është që nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, apo diçka që synon territorializimin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, pas pyetjeve të shtruara nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixihiku për të shpjeguar nënkuptimet e Nenit 7 dhe Nenit 10 në plan propozimin evropian.

“Asgjë nga këto, asnjëherë”, tha Kurti.

Kryeminsitri tha se “përkundrazi” ai provon t’i “eliminoj apo së paku t’i reduktioj” marrëveshjet e kaluara të cilat sipas tij, kanë qenë të dëmshme.

“Nëse më pyesni a duhet zbatuar të gjitha ato marrëveshje që komuniteti ndërkombëtar pret që të zbatohen sepse janë miratuar nga legjislaturat e kaluara, përgjigja ime është po nëse janë në përputhje me legjislacionin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha ai duke iu referuar Nenit 10 të marrëveshejs.

“Më lejoni t’ju garantoj që asgjë e re që nuk ka qenë pranuar në marrëveshjet e kaluara, nuk është përshirë në marrëveshje”.

Mes tjerash ai tha edhe se po krijohen argumente të gabuara rreth nocioneve si “overcome the past” në Preambulë.

Ai tha se kjo i referohet Serbisë dhe se pikërisht në këtë ka instistuar kur ka kërkuar drejtësi tranzicionale. “Nuk është forget the past ose disregard the past”.

“Do të thotë se pikërisht palët do të adresojnë të kaluarën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img