-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me fotografi: Policët u kidnapuan thellë në Kosovë, KFOR-i ka parë gjurmë dhe pranga, e habitshme që s’e përmend

Kryeministri Albin Kurti e prezantoi një hartë në një konferencë për media, përmes së cilës shpjegoi se ku u kidnapuan tre policët patrollues të Kosovës nga forcat serbe.

Kurti tha se policët u kidnapuan “në thellësi të territorit të Kosovës” dhe se për këtë ka gjurmë të cilat i ka parë edhe KFOR-i.

“Mund të shihni se si vendi ku janë kidnapuar tre policët tanë ndodhet 1 km, 300 metra dhe 670 metra larg prej kufirit, në thellësi të territorit të Kosovës”, tha Kurti.

Ai prezantoi edhe dy fotografi tjera të një rruge të prerë ku tha se “shihet qartazi se nuk kanë mundur këta të kalojnë tutje siç pretendon Serbia se paskan shkuar në Serbi dhe atje qenkan arrestuar”.

“Pra, nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri tha se KFOR-i dhe Policia kanë parë në atë vend gjurmët e qizmeve të huaja dhe pranga, ndërsa u shpreh i habitur që misioni paqeruajtës i NATO-s s’e ka përmendur këtë, raporton Gazeta Express.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e qizmeve, këpuceve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat plastike lidhëse. Pra, si është e mundur se ata prentendojnë se Policia janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne”, tha Kurti.

“Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është që as të nesërmen me këtë të vërtetë që ne po e shpërfaqim, nuk del KFOR-i”, theksoi ai.

“Ky vend qartazi është në Republikën e Kosovës”.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, përveç Kurtit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e të tjerë.

Tre policë patrollues të kufirit u kidnapuan të mërkurën nga një njësit special i policisë serbe, sipas Policisë së Kosovës, “thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës”. Ata ishin në detyrë, siç u tha, në një pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare.

Kurti tha se dyshojnë se “ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”. Lune u arrestua të martën në Mitrovicën e Veriut. Sveçla e përshkroi atë si organizator të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img