2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me fjalë të ashpëra kundër drejtuesve të grevës, i quan sindikalistë të PAN’it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka votuar për zgjedhjet e brendshme të VV-së. Ai është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes.

Pasi votoi, Kurti është deklaruar para gazetarëve për grevën që po vazhdon të mbahet nga SBASHK-u.

Ai tha fjalë të ashpra për sindikalistët, të cilët i quajti “sindikalistë të PAN-it” – koalicioni PDK-AAK-Nisma, që drejtohej nga Ramush Haradinaj.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

Përkundër që ende nuk ka asnjë marrëveshje Qeveri – SBASHK, Kurti shpreson që nesër të fillojë mësimi.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img