Site icon PrishtinaPress

Kurti me disa ministra lanson sot masat për subvencionimin për pajisje efiçiente për ngrohje të bizneseve

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë sot në lansimin e masave për subvencionim për pajisje efiçiente për ngrohje të bizneseve.

Sipas njoftimit nga ZKM-ja, kjo ngjarje do të mbahet në “Tech Park Prishtina”, në Bërnicë, nga ora 13:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin e masave për subvencionim për pajisje efiçiente për ngrohje të bizneseve”, thuhet në njoftim.

Përveç Kurtit, në këtë ngjarje do të flasin edhe Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë; Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe; Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Exit mobile version