Site icon PrishtinaPress

Kurti me dedikim për Ukshin Hotin: Jemi përplot pikëllim e trishtim që s’e kemi fizikisht mes nesh

Kryeministri Albin Kurti i ka dedikuar një shkrim veprimtarit Ukshin Hotit në 80-vjetorin e lindjes së tij, të cilin e ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook.

Në librin e përkujtimeve në shtëpinë muze në Krushë të Madhe, Kurti ka shkruar: “Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë”.

Ukshin Hoti është zhdukur më 16 maj të vitit 1999, në rrethana të panjohura Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Exit mobile version